Pyetjet e Shpeshta

Nuk e gjeni dot përgjigjen që kërkoni? Na kontaktoni në numrin tonë të telefonit.

Çfarë lloj automjetesh riparoni?
Jemi të specializuar në riparimin e furgonicave dhe kamionëve, kryesisht të markës Mercedes-Benz (Sprinter, Vito, Actros, Atego, Axor etj.), por pranojmë edhe automjete të markave të tjera komerciale si Iveco, MAN, Volvo dhe Scania.
A keni teknikë të certifikuar për Mercedes-Benz?
Po, teknikët tanë janë të trajnuar dhe me përvojë specifike në sistemet mekanike dhe elektronike të Mercedes-Benz. Përdorim pajisje diagnostikuese profesionale të përputhshme me standardet e prodhuesit.
A kryeni riparime elektrike dhe elektronike?
Po. Disponojmë pajisje moderne diagnostikuese (Star Diagnosis / Xentry) dhe kryejmë riparime të sistemeve elektrike, ABS, ESP, sistemeve të frenimi dhe moduleve elektronike.
Si mund të lë automjetin për riparim?
Mund të na kontaktoni me telefon ose online për të rezervuar një orar. Pranojmë automjete çdo ditë pune, dhe në raste urgjente bëjmë çmos të ju akomodojmë sa më shpejt.
Sa kohë zgjat riparimi mesatarisht?
Varet nga lloji i defektit. Shërbimet rutinë (ndërrimi i vajit, filtrave, frenave) kryhen brenda 1–3 orësh. Riparime më komplekse si motori ose kutia e shpejtësive mund të kërkojnë 1–5 ditë pune.
A mund ta lë automjetin gjatë natës?
Po, kemi parking të siguruar dhe mund të lini automjetin edhe jashtë orarit të punës, sipas marrëveshjes paraprake.
A njoftohemi gjatë procesit të riparimit?
Absolutisht. Pasi bëjmë diagnozën, ju kontaktojmë për të sqaruar defektin, koston dhe kohën e pritshme — asnjë punë nuk fillon pa miratimin tuaj.
Si formohet çmimi i riparimit?
Çmimi llogaritet bazuar në orët e punës së teknikut dhe çmimin e pjesëve të këmbimit. Ju ofrojmë një preventiv të detajuar para fillimit të çdo ndërhyrjeje.
A ofroni garanci për riparimet?
Po. Çdo shërbim i kryer në servisin tonë vjen me një garanci për punën tonë, ndërsa pjesët e këmbimit mbulohen nga garancia sipas prodhuesit përkatës.
Çfarë mënyra pagese pranoni?
Pranojmë pagesë me cash dhe transfertë bankare.
A përdorni pjesë origjinale?
Ofrojmë të dyja opsionet: pjesë origjinale OEM (Mercedes-Benz) dhe pjesë cilësore aftermarket. Ju informojmë për ndryshimin e çmimit dhe cilësisë, dhe vendosni ju.
A mund të sjell vetë pjesët e këmbimit?
Mund të sillni pjesët tuaja, por në atë rast garancia mbulon vetëm punën, jo pjesën e sjellë prej jush.
A ofroni shërbim rimorkimi në rast avarie?
Po, kemi kontakte të besueshme me shërbime rimorkimi dhe mund të koordinojmë transportin e automjetit tuaj deri tek servisi ynë.
A kryeni servise periodike dhe kontrolle teknike?
Po. Kryejmë të gjitha ndërhyrjet rutinë si: ndërrimin e vajit dhe filtrave, rregullimin e frenave, kontrollin e gomave, si dhe përgatitjen e automjetit për vizitë teknike (kontroll teknik).
A punoni me flota automjetesh biznesi?
Po, ofrojmë kontrata mirëmbajtjeje për flota dhe biznese me automjete të shumta. Kjo përfshin orare prioritare, faturim mujor dhe raporte mirëmbajtjeje.
Për çfarë lloj mjetesh jeni të specializuar?
Ne jemi të specializuar në mjetet komerciale të lehta dhe të rënda, specifikisht fugona (si Mercedes Sprinter, Ford Transit dhe Iveco Daily) dhe kamionë të të gjitha llojeve. Servisi ynë është i pajisur me ura ngritëse me lartësi të madhe dhe mjete diagnostikuese specifike për mjetet e rënda.
A ofroni shërbim asistence në rrugë ose karroatrec?
Po! Ne ofrojmë asistencë në rrugë brenda Tiranës dhe në autostradat kryesore. Për defekte të rënda, ne mund të organizojmë tërheqjen me karroatrec për mjetet e rënda drejt servisit tonë.
A duhet të rezervoj një takim paraprakisht?
Për mirëmbajtje rutinë si ndërrimi i vajit, mund të vini pa takim. Megjithatë, për riparime komplekse ose diagnostikim motorik, rekomandojmë të rezervoni të paktën 24 orë përpara për të siguruar vendin dhe teknikun e duhur.
Sa shpesh duhet të bëj shërbimet e fugonit për qarkullim në qytet?
Për shkak të trafikut të rënduar në Tiranë dhe temperaturave të larta, ne rekomandojmë ndërrimin e vajit dhe kontrollin e frenave çdo 10,000 - 12,000 km, për të shmangur konsumimin e parakohshëm të motorit.
A merreni me pastrimin e filtrave DPF?
Po. Bllokimi i filtrave DPF është shumë i shpeshtë për mjetet që qarkullojnë brenda qytetit. Ne ofrojmë rigjenerim profesional dhe pastrim të DPF-së për të shmangur koston e lartë të zëvendësimit.
Përdorni pjesë origjinale apo konkurente (aftermarket)?
Ne ofrojmë të dyja opsionet sipas buxhetit tuaj: pjesë origjinale OEM për siguri maksimale dhe pjesë aftermarket të certifikuara që ofrojnë një raport të shkëlqyer cilësi-çmim.